Shendriti Hena



Shndriti Hena ….

Ka dale hena ,Sul beqar,ne qiell ka ndritur
Oh si qenka Fato vashë sonte për të ikur
Oh si është,Fato vashë ,sonte per te ikur
Për me ik moj Fato vashe ,lart atje nen Murgë
Hajde ikim Fato vashë,lart atje nen Murgë
Po ku naten, Sul beqar ,ne do e kalojmë
Oh po natën ,Sul beqar,ku do e kalojme?
Lart nen Murgë,Fato vashë,atje ne Moravë
Hajde lart nen Murgë,moj Fato,atje ne Moravë.
E per darke mor Sul beqar,ne cfare do darkojme?
Ah per darkë,Sul beqar,ne cfare do darkojme?
Ne do mbledhim Fato vashe,në bjeshke ,lëpjetë pak
Do gatuajme burani,Fato vashë, hajde per merak.
E për shtroje,Sul beqar , ne,çfarë do të shtrojmë?
Po për shtroje,Sul beqar ,ne,çfarë do te shtrojmë?
Do te mbledhim Fato vashë,ne, moraç jeshil
Të jeshiltè moraç moj Fato, të verdhe trendafil.
Do te bejme moj Fato vashe , nje shtrat te luluar
Haj nje shtrat moj Fato vashë,me lule lulëzuar

Perkthyer nga Nevruz Mehmeti
Foto nga Jonuz Kola

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.