Nënës time !



Nenes time!

Biletat mu kthyen nënë, nuk mund te vi!
Avionet fluturojne si te lodhur, rralle…
Ne cepin e aeroportit i strukur syte ne lot,
Si per dreq merzia me goditi fort.

E di e shtrenjta ime nënë po me pret,
Mbi çatite e fshatit rri e heshtu bora,
Te duket sikur zeri im ne shtepi te therret,
Ti peshperite : – Me vjen djali im dhe pak vajti ora!

Bileta mu kthye nënë por ti mos u merzit,
Do vi drejt teje sapo te çelin lulet,
Atehere ne livadhe lulet japin drite,
Cicerimat e zogjve me vete do i marr.

Do kaloje kjo kohe e keqe me maska vene,
Do vi tek ty me kostum i veshur,
Me kujtohen fjalet qe femije mi ke thene,
Dhe kur merzitesh bir, ti prap rri duke qeshur!

Ti u lodhe duke me pritur nënë, fli se perendoi,
Driten fike e mos u perhumb ne mendime,
Para meje pylli me ze bilbili nisi te kendoje,
Shpirtin ma perkundi si ninulla e se shtrenjtes time!

#covid_19 #mergimtari #kukes #shishtavec #nëna #familja

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.