MALLI I VENDLINDJES



MALLI I VENDLINDJES

Me mungon vendlindja ime
Ndjehem kalores pa kale
Nje za i njohur me flet pas shpine
Pse na harrove more djale?

Malli sa shume me ka marre
Vite prej fshati larguar
Prita pranveren me ardhe
Me hapa pleqerie duke vrapuar .

Rrudhat e thella te balllit
Si rruget e fshatit dikur
Thinjat e bardha si griva e kalit
Me jepnin kurajo, mbahu o burre!

Ne hyrje te fshatit hapin e ndala
Nje kumbull e eger aty kishte mbire
Kambet s’me benin te eci perpara
Dikur ne ikje , ketu lotet kam fshire.

Hodha shikimin nga Guri i Mengjezit
Ne syrin e tij qerpik te lagur
Sikur me therriste, ti bir i Shishtavecit
Pse na harrove?,-Ke vite pa ardhur.

Ne qender te fshatit kur hyna
Shpirtin e tij e gjeta te vdekur
Si kopesht i thare nga bryma
Me pleq e plaka, vetmuar mbetur.

Ecin ne fshat si nje Somnabul
Shtepite me avlija te nalta
Drynat ne porta,ndryshkur qekur
Dergjej ne rruge plehu dhe balta.

Brenda avlive, oborret zot shpie
Lutjet prinderore n’sokak i perplasin
Lulet vaditur me lot pleqerie
Presin kurbetqaret, ne porte te trokasin.

Vetja mu duk i mbetur jetim
Me lotet e mia mallkova kurbetin
Jam jabanxhi ne fshatin tim
Kurbetin me vete mori Shishtavecin.

Poshte ne livadhe,lulja e poetit
Me foli nga larg, hapi petale
Jemi vella e moter, bij te Shishtavecit
Pres kurbetqaret te futen ne valle.

Me krahet e bardhe, me ftonte Meshtekna
Nen hijen time pusho mbi bar
Te Guri Mengjezit ngjitu nga Bjeshka
Emrin e kemi Shishtavecar .

Ne pyllin e ahut, trishtimi kish ra
Me zanin e ngjirur, Qyqja kendonte
Kroni I vetmuar nuk bente za
Me peshen e dhimbjes pylli vajtonte .

U ngjita ne Bjeshke, ti clodhi syte
Ne krahe Kallabaku, Gjallica perballe
Nuk gjeta stane, nuk pashe bagetite
Bjeshka shemtuar lulet ka thare.

Te Kroi i Moraves, nisa me vajtu
Shpiti im i vrare, fshati Shishtavecit
Plaga e kurbetit, sa te ka mundu
Si je katandis, si duhesh as Dreqit.

Nga Bjeshka u ndava, me lot e qava
Kujtimet e mia aty i varrosa
Lulet e fundit qe m’fali Morava
I lidha buqete mbi to i vendosa.

Nje za nga mrena ashper me foli
Vinte nga larg me valet e detit
Ate vend te shenjte Zoti e mbolli
Qe ta gezojne djemte e Kurbetit.

Bjeshka do qeshe, do rriten lulet
Gjithe kurbetqaret do vijne prej Kurbetit
Do bien lodrat do bien currlet
Me lart do ngrihet emri i Shishtavecit.

Nga Baudin Murati QERSHOR 2022

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.