Drejtuar Bashkisë Kukes dhe Programi për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri (PZhRSH).
Me projektvendimin datës 28.02.2022 nga Bashkia Kukës është miratur projekti me emrin ” Parku aventurës në Shishtavec”
Ky projekt rezulton se është marrë tani në zbatim nga ana juaj, sipas publikimit që keni bërë në faqen tuaj zyrtare, por nuk jepen detaje të mëtejshme, duke krijuar paqartësi rreth tij.
Në emër të komunitetit të njësisë administrative Shishtavec kërkojmë nga ana juaj të na jepet më shumë informacion reth këtij projekti, konkretisht të qartësohet:
1- Për çfarë bëhet fjalë dhe çfarë përfshin projekti? Sepse nga vetë emërtimi i tij projekti lë vend për nënkuptime e dyshime për publikun. 2- A mund të dimë me shumë rreth këtij projekti, kur do të zhvillohet, ku dhe si? 3- Për cfarë do të shërbejë konkretisht? 4- A ka ndonjë video në 3D apo imazhe te këtij projekti? 5- Cili është kuadri ligjor për zhvillimin dhe implementimin e këtih projekti? 6- Cfarë impakti ka mbi natyrën dhe ambjentin dhe a e dëmton atë në ndonjë aspekt? 7- A do ketë nevojë pë shpronësime të pronarëve? 8- Cfarë benefitesh konkrete ka për banorët dhe komunitetin e zonës? 9- Së fundi dhe jo më pak e rëndësishme, a është konsultuar dhe marrë mendimi i komunitetit dhe përfaqësuesve të tij vendorë lokalë?