Lajme

Emigranti

By Fshati Shishtavec

June 15, 2023

Largohesh nga fshati në kërkim të një jete më të mirë dhe vendoseni diku në perëndim. Para se të largohesh, nxjerr gjithë inatin tek fshati dhe pamundësinë për të gjetur punë sepse ky fshat nuk kishte mundesinë te ta ofronte. Aty ne perendim vendosesh ne nje apartament 40-50m2, gjen nje punë 50 km larg, ngrihesh ne oren 05:00 te mengjesit dhe kthehesh ne oren 18:00 ose me vone. Paga është e mirë, por nuk mund të shpenzosh shumë sepse je aty për të fituar dhe kursyer. Nuk ka kafene, nuk ka shoqëri, nuk ka vizita gjatë javes se te nesermen duhet te zgjohesh perseri heret per pune. Vitet ikin dhe ju nuk e vini re sepse gjendja në llogarinë tuaj bankare ju tregon se jeni në rrugën e duhur. E sheh se si po ndërtojnë të tjerët në atë fshat që ke pasur inat, ndaj i ndjek.

Në perëndim punon per shtepine qe ke pas ne fshat, ndërton dhe kur ndërton paratë janë gjithnje e me të pakëta, kështu që duhet të punosh herë pas here edhe gjate fundjavave.

Mezi pret 25 ditë në vit për të shkuar në vendlindje dhe aty ka patjeter diçka tjetër nëpër shtëpi per te perfunduar. Meqe ra fjala, ti mezi i viziton te afermit se je ne ndertim, mezi arrin te shkosh ne ndonje feste per te vene re qe je aty, keshtu qe me shume hedh leke ne dasma se sa i ben dhurata ciftit…e keshtu pushimet vjetore kalojnë dhe duhet te kthehesh mbrapa pa e kuptuar se pse ishe vertete ne fshat.

Vitet po fluturojnë, shtëpia në fshat bëhet më e madhe dhe më e bukur dhe ti je gjithnjë e më pak në të shpi… Ju nuk do të shkoni askund këtë vit, kostoja është e lartë dhe llogaria sapo u zbraz. Fëmijët nuk shkojnë më në fshat se nuk njohin njeri atje dhe çfarë do të bëjnë në fshat kur të vdesin gjyshja dhe gjyshi.Nuk i lidh asgje me fshatin perveç fjaleve qe ju jua ushqeni shpesh atyre.

Ju ende punoni shumë sepse ju duhet diçka për të pasur kur të dilni në pension dhe ai pension do të arrijë shumë shpejt, nëse keni fatin ta përjetoni atë, më shpejt nga sa keni menduar ndonjëherë. Ja ku je si pensionist në fshat në vilën tënde për të filluar më në fund të bësh atë jetë per te cilen punove, enderrove dhe u derrmove.

Kanë mbetur edhe pak vite shëndet të pasigurt dhe barra e mbajtjes së një vile të bukur 400m2 është mbi ty, dhe e bukura eshte se ti je plakur tashme.

Mendoni për të ngushëlluar veten: “Nëse nuk e kam shijuar, të paktën fëmijët do ta shijojnë”. Dhe fëmijët, biznesmenë tashmë të rritur dhe pa asnjë lidhje të fortë me Fshatin, nuk u mbetet gjë tjeter vecse nje kujtim i juaji.

Këtu përfundon historia e kërkimit të një jete më të mirë diku në perëndim të ftohtë, diku në Londer, Manchester, Birmingham, Bruksel, Milano apo ne Tirane.

Vila do te mbetet si kujtim i nje gjyshi dhe nene, dhe vila do te kete nje pronar te ri, nje qe nuk eshte larguar nga vendi..😒