Ministria e Punëve të Brendshme ka kënaqësinë të njoftojë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut se vendkalimi kufitar Restelicë – Strazimir në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës do të jetë i hapur për kalim rrugor nga sot, 21 korrik 2023 deri më 1 tetor 2023.
Qëllimi i hapjes së këtij vendkalimi është të lehtësojë qarkullimin ndërkufitar të qytetarëve të të dyja vendeve.
Vendkalimi do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 22:00. Ju kujtojmë se për të kryer kalimin, do të vazhdojnë të vlejnë rregullat e njëjta si në vendkalimet tjera kufitare, ku do të kërkohen dokumente të vlefshme për udhëtim.
Le të përfitojmë nga kjo mundësi e re për të thelluar bashkëpunimin dhe miqësinë mes vendeve tona. Ju urojmë udhëtime të këndshme dhe të sigurta për të gjithë ata që do të përdorin këtë vendkalim.