In Memoriam


Servet Bala

Në mesin e viteve 70 isha mësues në Shishtavecin e largët. Them të largët sepse atëherë largësitë mateshin nga shtëpia ku banoja.
Nuk ishte koha si sot. Udhëtimi për në Shishtavec zgjaste plot 3,5 orë në mos më tepër. Nisja nga Kukësi, Bicaj, Kolesjan, qafa e Kolesjanit, stanet e Kolesjanit, Kroj i bardhë, (lokatori i ushtrisë), Turaj, më në fund Shishtavec.
Gjatë udhëtimeve të mia në këtë rrugë më ka takuar të njihem me dy heroj të punës, Zijadinin dhe Servetin. Këta heroj në ato vite kur po ndërtonim “socializmin”, anë e kënd vendit ishin shoferat e krahinës. Nuk ka njeri të rritur në Shishtavec që të mos ketë udhëtuar me zisat kamion të këtyre shoferëve. Të jesh shofer kamioni do të thotë është një njeri i cili bën gjumë shumë më pak se njerëzit e tjerë, dhe të cilët ndonjëherë vuajnë nga të ftohtit dhe të nxehtit, pa ushqim të rregullt, duke kaluar përmes furtunës dhe shiut, nuk ka festë për të, në momentet më të rëndësishme nuk është asnjëherë në shtëpi. Shoferi kamionit nuk i sheh fëmijët e tij se si rriten, nuk mund të kujdeset për ta, kur ata janë të sëmurë. Prandaj thashë më sipër se ata ishin heronj.
Në këtë rast do të flas pak për një person që ka pak ditë që ndërroi jetë, Servet Balën.
Kam udhëtuar disa here me të. Nga pamja e jashtme mbahej shumë mirë për kohën, edhe makinën e mirëmbante shumë mire dhe pastër. Shumë elegantnë paraqitje, i pafjalë gjatë udhëtimit, por shumë i komunikueshëm me njerëzit. Serveti thoshte gjithmonë: “Të jesh shofer nuk do të thotë të ngasësh makinën, të dish rregullat e qarkullimit por kryesorja është komunikimi dhe mirëkuptimi me njerëzit.
Përveç kësaj S. Bala ka qenë brezi i parë i skiatorëve të Shishtavecit para viteve 90, (ka marrë pjesë në sllallomin special, me kthesat). Gjithashtu ka qenë sponsorizues i disa garave me ski pas viteve 90, siç është aktiviteti i skive në shkurt të vitit 2000.
Si para ashtu edhe pas viteve 90 ka jetuar në mënyrë shumë active. Duket se Anglia nuk i ka pëlquer shumë sa që nuk e ndërronte tërë Anglinë me krahinën e Shishtavecit të cilën e adhuronte. Ndaj u preh në për në jetën e amshuar në token që e deshi aq shumë. U prehtë në paqe dhe qoftë i lehtë për të dheu i Shishtavecit.

Nga Tonin Vasa

Exit mobile version