Lajme

Mall dhe nostalgji për atë shkollë me të cilën më lidh një jetë e tërë prej 25 vitesh..Nga Profesor Reshat Noka ..

By Fshati Shishtavec

November 26, 2022

Mall dhe nostalgji për atë shkollë me të cilën më lidh një jetë e tërë prej 25 vitesh. Mall dhe respekt të veçantë për prindët dh e nxënësit e Shishtavecit, por edhe të fshatrave përreth nga furnizohej shkolla e mesme, sidomos për nxënësit dhe prindërit e Novosejt. E krijuam, e rritëm,i dhamë fizioniminë e plotë i dhamë emër në zonë dhe rreth shkollës së mesme , e cila u hap në vitin 1976.Respekt të veçantë për mësuesit, jabanxhijë,( kështu quheshin atëherë), mësuesit e ardhur nga rrethet e tjera, të cilët dhanë çdo të mirë nga vetja e tyre për të mësuar dhe edukuar nxënësit e asaj shkolle.Janë shumë dhe për të mos harruar dhe mbetur hatri ndonjërit unë po përmendi vetëm njërin,i cili i përfaqëson denjësisht të gjithë ata Tonin Vasa. Tashmë kohët kanë ndryshuar. Ne kishim vështirësit ë tona, por kishim atë më të rëndësishmen klasat plot me nxënës, madje po thuaj të gjitha klasat paralele me të cilët gumëzhinte shkolla,aq sa u deshën dy ndërtesa dykatëshe, kishim prindërit që na mbështesnin, stafin pedagogjik të mirëshkolluar, kishim vullnetin dhe pasionin për punën e nderuar të mësuesit. Sot, para së gjithash mungon lënda e parë nxënësit dhe kur mungojnë ata kanë munguar të gjitha të tjerat. Gjithësesi unë do të ju thoja nxënësve të shkollës së Shishtavecit dhe të gjithë Shqipërisë se shkolla është e pavdekshme, shkolla është jeta e juaj,sa më të shkolluar dhe të ditur që të jeni, aq më lehtë, begatë dhe të lumtur do ta keni jetën tuaj. Mos e mbani mendjen tek emigrimi se punëtor krahu gjithë jetën do të mbeteni. Prandaj shkollohuni sa më shumë dhe sa më mirë, pastaj…shikoni e bëni, po Shishtaveci nuk braktiset… Dhe si zakonisht, ëmbëlsira për në fund: Përgëzojmë nxënësit e kësaj shkolle, mësuesit dhe në veçanti drejtorin , ish nxënës i kësaj shkolle, Talent Seferi për aktivitetin e bukur, të larmishëm dhe plot ngjyra që na na kanë dhuruar.

Nga Prof.Reshat Noka