MALLI I VENDLINDJES
Me mungon vendlindja ime Ndjehem kalores pa kale Nje za i njohur me flet pas shpine Pse na harrove more djale?
Malli sa shume me ka marre Vite prej fshati larguar Prita pranveren me ardhe Me hapa pleqerie duke vrapuar .
Rrudhat e thella te balllit Si rruget e fshatit dikur Thinjat e bardha si griva e kalit Me jepnin kurajo, mbahu o burre!
Ne hyrje te fshatit hapin e ndala Nje kumbull e eger aty kishte mbire Kambet s’me benin te eci perpara Dikur ne ikje , ketu lotet kam fshire.
Hodha shikimin nga Guri i Mengjezit Ne syrin e tij qerpik te lagur Sikur me therriste, ti bir i Shishtavecit Pse na harrove?,-Ke vite pa ardhur.
Ne qender te fshatit kur hyna Shpirtin e tij e gjeta te vdekur Si kopesht i thare nga bryma Me pleq e plaka, vetmuar mbetur.
Ecin ne fshat si nje Somnabul Shtepite me avlija te nalta Drynat ne porta,ndryshkur qekur Dergjej ne rruge plehu dhe balta.
Brenda avlive, oborret zot shpie Lutjet prinderore n’sokak i perplasin Lulet vaditur me lot pleqerie Presin kurbetqaret, ne porte te trokasin.
Vetja mu duk i mbetur jetim Me lotet e mia mallkova kurbetin Jam jabanxhi ne fshatin tim Kurbetin me vete mori Shishtavecin.
Poshte ne livadhe,lulja e poetit Me foli nga larg, hapi petale Jemi vella e moter, bij te Shishtavecit Pres kurbetqaret te futen ne valle.
Me krahet e bardhe, me ftonte Meshtekna Nen hijen time pusho mbi bar Te Guri Mengjezit ngjitu nga Bjeshka Emrin e kemi Shishtavecar .
Ne pyllin e ahut, trishtimi kish ra Me zanin e ngjirur, Qyqja kendonte Kroni I vetmuar nuk bente za Me peshen e dhimbjes pylli vajtonte .
U ngjita ne Bjeshke, ti clodhi syte Ne krahe Kallabaku, Gjallica perballe Nuk gjeta stane, nuk pashe bagetite Bjeshka shemtuar lulet ka thare.
Te Kroi i Moraves, nisa me vajtu Shpiti im i vrare, fshati Shishtavecit Plaga e kurbetit, sa te ka mundu Si je katandis, si duhesh as Dreqit.
Nga Bjeshka u ndava, me lot e qava Kujtimet e mia aty i varrosa Lulet e fundit qe m’fali Morava I lidha buqete mbi to i vendosa.
Nje za nga mrena ashper me foli Vinte nga larg me valet e detit Ate vend te shenjte Zoti e mbolli Qe ta gezojne djemte e Kurbetit.
Bjeshka do qeshe, do rriten lulet Gjithe kurbetqaret do vijne prej Kurbetit Do bien lodrat do bien currlet Me lart do ngrihet emri i Shishtavecit.
Nga Baudin Murati QERSHOR 2022