Lajme

Nënës time !

By Fshati Shishtavec

March 27, 2022

Nenes time!

Biletat mu kthyen nënë, nuk mund te vi! Avionet fluturojne si te lodhur, rralle… Ne cepin e aeroportit i strukur syte ne lot, Si per dreq merzia me goditi fort.

E di e shtrenjta ime nënë po me pret, Mbi çatite e fshatit rri e heshtu bora, Te duket sikur zeri im ne shtepi te therret, Ti peshperite : – Me vjen djali im dhe pak vajti ora!

Bileta mu kthye nënë por ti mos u merzit, Do vi drejt teje sapo te çelin lulet, Atehere ne livadhe lulet japin drite, Cicerimat e zogjve me vete do i marr.

Do kaloje kjo kohe e keqe me maska vene, Do vi tek ty me kostum i veshur, Me kujtohen fjalet qe femije mi ke thene, Dhe kur merzitesh bir, ti prap rri duke qeshur!

Ti u lodhe duke me pritur nënë, fli se perendoi, Driten fike e mos u perhumb ne mendime, Para meje pylli me ze bilbili nisi te kendoje, Shpirtin ma perkundi si ninulla e se shtrenjtes time!

#covid_19 #mergimtari #kukes #shishtavec #nëna #familja