Personalitete

Poezi nga Bajame Hoxha-Çeliku

By Fshati Shishtavec

February 14, 2022

NOVOSEJ DHE SHISHTAVECI

Lart bjeshkëve u ndala vështrova përqark, dy fshatra të bukur u dukën nga larg.

Ofshava aq thellë sa zemra m’gufoi, E desha atë fshat, ku im atë ndaloi!

Në të bukurat bregore përballë bjeshkëve, ngritur janë dy fshatra, madhështi e kohëve.

M’u desh të mendoja Ku qe pjes’ e fajit? Majtas fshati mamasë, djathtas i babait.

Shumë zëra më thanë: Eja këtej, me ne! Prej nga ke mamanë, gëzim dhe hare.

Në dhimbje e dilemë, nga t’ia mbaja, s’dija! Isha e braktisura, e viseve të mia.

Isha një nënë e re, me vajzën në krah! Mbeta n’ udhëkryqe, nga të shkoja, nga?

Peizazhet më dehën, blerimi anekënd. Kur fyellin dëgjova, bariun në këngë.

Lart qielli përflakur, lartësi e dëlirë! Mbeta krahëhapur, Shqiponjë e lirë.

Zemra mbajti djathtas! Dhe hapi s’më ngeci. I brendshmi zë më foli: Jam nga Shishtaveci!

Poezi nga : Bajame Hoxha – Çeliku Video ne YouTube