Regjistrimi i GORË-S 1918 (Mahale, popullsia e pranishme, struktura kombëtare dhe fetare e popullsisë)



Regjistrimi i GORË-s 1918
(Mahale, popullsia e pranishme, struktura kombëtare dhe fetare e popullsisë)
burimi:

FRANZ SEINER – Ergebnisse Der volkszählung in Albanian (1916-1918) Wien, 1922
Administrata austro-hungareze në territorin e Shqipërisë së pushtuar ka kryer një regjistrim të saktë të popullsisë që nuk është njoftuar zyrtarisht. Materiali i vendosur në Akademinë Austriake të Shkencave mund të klasifikohet si i shquar në lidhje me kushtet e kohës dhe krahasuar me censuset e mëvonshme në vendet e Ballkanit. Lista ka të dhëna shumë të rëndësishme për popullsinë që jetonte në territorin e Shqipërisë së pushtuar atëherë, duke përfshirë edhe Goren.
Regjistrimi u krye në Mars te vitit 1918. Megjithatë, për shkak të situatës së re dhe tërheqjes së austro-hungarezëve nga Shqipëria, të gjitha materialet u transferuan në Austri dhe iu dorëzuan Akademisë Austriake të Shkencave. Akademia botoi të dhënat bazë nga lista në vitin 1922, me mbështetjen e qeverisë shqiptare. Me thirrjen e qeverisë shqiptare, Franz Seiner botoi edhe më vete rezultatet e regjistrimit në zonat fisnore të Shqipërisë veriore. Në bazë të këtyre rezultateve, ai përgatiti hartën e parë mbi shpërndarjen, madhësinë dhe kufijtë e territoreve fisnore. Një vit më parë, drejtori i Komisionit Ballkanik të Akademisë Austriake të Shkencave, E. Oberhummer, botoi rezultatet e para paraprake statistikore. Në ato vite ishte planifikuar edhe botimi i të dhënave të nivelit të fshatit, por Akademia nuk arriti të gjente mjetet e duhura të botimit.
Shqipëria u nda administrativisht në 6 prefektura dhe me një total prej 26 nënprefektura.

Prefektuart
1. Berat (113.551 banorë)
2. Kruja (51.790 banorë)
3. Puka (32.504 banorë)
4. Shkoder (84.509 banorë)
5. Tiranë (142.676 banorë)
6. Zhur (99.187 banorë)

Prefektura e Zhurit kishte 5 nënprefektura.

1.Dibra e Poshtme (40.526 banorë)
2. Gora (14.933 banorë)
3. Has (11.236 banorë)
4. Luma (18.322 banorë)
5. Malsia e Gjakovës (14.170 banorë)

Ne prefekturen e Zhurit përkisnin pesë nënprefektura, duke përfshirë Goren me 14,933 banorë.Prefektura kishte gjithësej 113 vendbanime urbane dhe rurale në mesin e të cilave brenda Gores, Shajna (9,458 banorë) dhe Shishteveci (5,475 banorë). Sipërfaqja e përgjithshme e nënprefekturës Gores ishte 555 km², me 27 banorë të densiteti mesatar i popullsisë për 1km² .
Selia e nënprefekturës ishte ne Vranisht.
Numri i përgjithshëm i popullsisë së meshkujve: 6.621
Numri i përgjithshëm i popullsisë së grave: 8.312.

Nenprefektura e Gores me Qender Shishtavec kishe keto fshatart: Backa, Borje, Brekinje, Cernalev, Globocic, Kollovoz, Krushev, Lojma, Mlike, Nimce, Novosej, Orcusha, Oreshk, Orgjost, Restelic, Shishtavec, Shtreze, Topojan, Vranisht, Zlipotok.

Censusi 1918
Censusi 1918 -Shishtavec

Zbulimi i arkivave per censusin e Gores, viti 1918!
Makina qe kthen kohen pas per faqet e fshira, ky fakt ka dhene shtyse per te zbuluar me shume rreth kesaj. Nje falenderim shkon per Z. Admir Idrizi(arhivkrusevo) per punen e pakursyer e te palodhur qe ka bere per zbulimin e arkivave per censusin e Gores nga Austro-Hungaria dhe Arnold Murati. Se fundmi por jo nga rendesia nje falenderim special kane administratoret e faqes tone per zbardhjen e fakteve qe na çuan ne nje perfundim ku do ua bashkengjisim me poshte. Keto te dhena jane rishkruar nga PDF ne kompjuter dhe nese do kete lapsuse ne emra ju kerkojme ndjese prandaj do ju luteshim te komentoni me qellim qe ti korrigjojme.

Shkarkoni censusin e plotë ne linkun me poshte.

Shishtavec censusi 1918

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.