Shndriti Hena ….
Ka dale hena ,Sul beqar,ne qiell ka ndritur Oh si qenka Fato vashë sonte për të ikur Oh si është,Fato vashë ,sonte per te ikur Për me ik moj Fato vashe ,lart atje nen Murgë Hajde ikim Fato vashë,lart atje nen Murgë Po ku naten, Sul beqar ,ne do e kalojmë Oh po natën ,Sul beqar,ku do e kalojme? Lart nen Murgë,Fato vashë,atje ne Moravë Hajde lart nen Murgë,moj Fato,atje ne Moravë. E per darke mor Sul beqar,ne cfare do darkojme? Ah per darkë,Sul beqar,ne cfare do darkojme? Ne do mbledhim Fato vashe,në bjeshke ,lëpjetë pak Do gatuajme burani,Fato vashë, hajde per merak. E për shtroje,Sul beqar , ne,çfarë do të shtrojmë? Po për shtroje,Sul beqar ,ne,çfarë do te shtrojmë? Do te mbledhim Fato vashë,ne, moraç jeshil Të jeshiltè moraç moj Fato, të verdhe trendafil. Do te bejme moj Fato vashe , nje shtrat te luluar Haj nje shtrat moj Fato vashë,me lule lulëzuar
Perkthyer nga Nevruz Mehmeti Foto nga Jonuz Kola