Mështekna e Shishtavecit
Pylli i Mështeknave është një nga destinacionet e preferuara turistike në zonën e Shishtavecit, dhe tërheq vizitorë nga zona të ndryshme, veçanërisht nga Kosova. Gjeografikisht, Mështekna e Shishtavecit ndodhet në një lartësi midis 1300 dhe 1390 metra mbi nivelin e detit. Ky pyll përfaqëson një mjedis natyror të mrekullueshëm, me një sipërfaqe prej 33 hektarësh. […]