Talenti kuksian Steven Bala- yll në ngjitje në futbollin anglez
Shumë të rinj shqiptar po shkëlqejnë në sporte të ndryshme në Europë. Futbolli është padyshim një nga sportet ku talentet shqiptarë kanë shkëlqyer më shumë. Një ndër ta është dhe talenti nga Shishtaveci Steven Elket Bala që po tregon potencialin e tij në Angli.
Data e lindjes:19 nëntor 2003
Vendi i lindjes:Londër, Mbretëria e Bashkuar Mosha:18 vjeç
Lartësia:1,76 m
Shtetësia:Shqipëri, Angli
Pozicioni: Numri 10, Mesfushor sulmues
Këmba: e djathtë
Nënshkruar për QPR: 16 vjeç
Klubi aktual:Queens Park Rangers U21
Kontrata skadon: 30 qershor 2023
Pasioni i tij për futbollin ishte shumë i madh shprehet babai i tij Elket Bala -emigrant prej 24 vjetesh ne Londër. Stërvitej me orë të tëra dhe ne e kemi mbështetur duke sakrifikuar shumë pasi dihen kushtet e emigrantit. Talenti i tij bie në sy të një agjenti dhe Steven që më provën e parë shkëlqeu duke shënuar tre gola të bukur. Që nga ai moment regjistrohet për Barnet ku luan nga mosha 13 deri në 16 vjeç.
Në moshën 16 vjeçare nënshkruan kontratën profesionale me Queens Park Rangers U21 ku vazhdon të luaj dhe sot. Të preferuarit e mi janë Eden Hazard dhe Ilias Chair – shprehet talenti Steven Bala. Kam një strukturë të ngjashme me ta dhe më pëlqen mënyra dhe stili i lojës tyre. Pikat e forta të Steven jane manovrimet e shkëlqyera me topin, aftësia për vendimmarrje dhe për të goditur portën në çdo pozicion. Endërra e tij është të luaj për ngjyrat Kuq e Zi. Ndaj federata shqiptare duhet punoj më tepër në zbulimin dhe promovimin e këtyre talenteve. Kombëtarja si ajo e të rinjëve dhe ajo e të rriturëve është e të gjithëve dhe nuk është pronë e askujt. Rezultatet e saj tregojnë se duhen ndryshime dhe biles një riformatim i saj. Si Steven Bala ka dhe plot talente tjerë. Në Angli skautizmi i është besuar Enzo Aliajt ndaj ai duhet ta ndjek këtë talent dhe ti jap shansin për t’u vënë në provë. Ekipet e shqipërisë si ato të rretheve dhe kombëtaret duhet ti bëjnë djemtë tanë dhe jo tepricat nga shtetet tjera.
NGA: Gani Dalipi