Vallet
Në përgjithësi, vallet e burrave të Gorës karakterizohen nga e njëjta gjallëri dhe dinamikë si e valleve të Lumës. Ato njihen me emra, si: “Kalliqoja e parë”, “Kalliqoja e dytë”, “Gishti i vogël”, “Qoralia”, “Karaisufi”, “Vallja e Brodit” (apo e dhëndrit), “Orqushka”, “vallja e hajdutit” etj. Siç vërehet në dy vallet e para, emërtimet janë pothuajse të njëllojta për të dyja krahinat. Edhe sa i përket mënyrës së ekzekutimit, disa nga vallet luhen radhazi njëra pas tjetrës. Në të gjitha rastet, kërcimet janë shoqëruar me surle e lodër. Ndryshe paraqiten vallet e grave të Gorës. Ato nuk afrojnë me ato të grave të Lumës dhe përgjithësisht të grave shqiptare. Karakteri ritmik në to është më i dukshëm gjë që, ndërmjet të tjerash, vërehet në dyfishimin me nga dy hapa të vegjël, në hapat katër dhe gjashtë të motivit me ndërtim asimetrik (4+2).Në vitin 1957, valltarët meshkuj të shishtavecit morën pjesë në festivalin e studentëve dhe rinisë, i zhvilluar në Moskë.
Ref: Bogdani R .(2011-2012). “Vallet e krahinës së Gorës të rrethit të Kukësit”: Revista Sharri, fq, 57]
#fshatishishtavec #shishtavec #kukes #albania #borje #gora #traditional #history