BAJRAKU I DASMES (GORANE)



BAJRAKU I DASMES (GORANE)

Ne Gore ,ditet me te medha e me te lumtura te jetes ,jane ditet e dasmes.Ndoshta dasma tek zgjat me vite ,por ditet me sublime jane 2-3 ditet para marrjes se nuses.Kur nis dasma,kur zihet kulaçi,merret bajraku dhe vendoset ne ballkonin e shtepise qe ben dasme.Bajraku eshte nje shami e bardhe me lule ne mes ,e gjere dhe e gjate, e varur ne nje shkop prej ahu apo shelg I eger apo pishe.Ne maje te ketij shkopi vendoset nje gjysmehene e metalte dhe nje yll pesecepesh ngjyre ari.Ne kete shami jane qepur ose kapur nje kapele e bardhe(qeleshe),nje shami e baqarit (shenje e fejeses),nje cope pasqyre ne forme rrethi a katrori prapa se ciles eshte vendosur fotografia e djaloshit apo vajzes qe nuk arriti te martohej,per shkak se vdiq I ri dhe I njome.(Keshtu thuhet ne Gore per te tille te rinj) Bajraku shetit nga dasma ne dasme.Ne nje dasme,ai shetit nga shtepia e dhendrit tek ajo e nuses dhe kthehet prape te shtepia e dhendrit vetem diten kur merret nusja.
Bajraku eshte marre dhe kur ka patur synet ne familje.
Ne Borje egziston bajraku I IDRIZIT (Idriz Zejneli I cili ndrroi jete pasi mbaroi vitin e 4 gjimnaz ne KUKES dhe ka qene I fejuar me R.U nga fshati Borje) Na vjen keq qe pas kaq vitesh po e permendim kete te ri te ndjere,I cili ka qene nje djalosh I shkathet, I zgjuar dhe gjithnje I qeshur,po qe nuk arriti te jetonte gjate jeten e tij. Zoti ,sigurisht qe e ka derguar ne parajse dhe ne aty do ta gjejme)
Ne kohen e komunizmit,bajraku ka qene I ndaluar per tu mbajtur ne dasma apo gezime te tjera.(Edhe rrethprerja(Syneti) ka qene I ndaluar 1967-1990,po ne disa vende femijet apo te rriturit beheshin fshehtas)Ne kete periudhe ,une nuk mbaj mend te jete vendosur bajrak ne ballkonet e shtepive qe kane patur dasme edhe pse dasma jane bere.As neper rruge nuk eshte shetitur me bajrak per te marre nusen.
Keshtu ,as Flamuri kombetar me shqiponjen e zeze me 2 krena ,nuk eshte vendosur .Besoj se goranet nuk e kane ngaterruar flamurin kombetar me flamurin e dasmes. Familja ka qene dhe eshte per goranin me e shtrenjte se cdo gje ,bile dhe se shteti.Fshatrat qe na rrethojne ne e qe jane shqipfoles e kane pranuar flamurin kombetar dhe per dasma e gezime te tjera.
Fshatrat e Gores kane marre bajrak per dasma nga fshatrat perreth ,nga ato qe kane patur te tille.

Bajrak i dasmes
Fshati Shishtavec

Eshte I permendur dhe bajraku I Shishtavecit( Shehzades) dhe ne borjanet e kemi marre shpesh dhe bajraku yne shetit neper dasma ne fshatrat e tjera.
Sipas pleqve,kur nuk ka patur bajrake te tille, ai behej nga nje cope mendafshi e gjelber e gjate dhe e gjere,qendisur me aspra rreth e qark,me hene aspre dhe yll pesecepesh dhe ai qendisur me aspra.Kjo ka qene shume kohe me pare ,ndoshta dhe sot ne ndonje fshat mund te sajohet I tille.
Bajraku ka patur rregullat e veta per tu respektuar:
1. Bajraku ngrihet per tu treguar te tjereve se ajo shtepi per ato dite eshte e para.
2. Askush nuk duhet te guxoje te prish gezimin familjar.
3. Askush nuk ka te drejte te shtije pushke mbi pjesetaret e familjes qe ka dasme dhe as mbi te tjeret qe jane te ftuar ne dasme
4. Askush nuk duhet te guxoje ta grise.
5. Askush nuk duhet te guxoje ta djege.
6. Askush nuk ka te drejte ta ule ne toke pa lejen e kryetarit te dasmes.
7. Askush nuk duhet te guxoje qe te thyeje shtizen e bajrakut.
8. Askush nuk ka te drejte te thyeje simbolet e bajrakut.
9. Askush nuk ka te drejte ta peshtyje,ta ofendoje apo ta shaje bajrakun.
10. Askush nuk ka te drejte te heqe apo te vjedhe reliket qe ka bajraku (reliket e te ndjerit te ri apo te re qe nuk ka arritur te gezoje jeten)
11. Askush nuk ka te drejte te heq apo te marre edhe nga darovitjet (dhuratat ) qe vendosen ne bajrak.
12. Bajraku nuk vendoset ne toke,po mbahet krahe qafe me nje litar apo lidhese e forte e sajuar per kete pune dhe mbeshtetet mbi nje derrese me nje vrime te hapur ne mes te kesaj derrase ku hyn shtiza.
13. Bajraku darovitet nga ana e shtepise se nuse me shami apo corape.
14. Bajraku mbeshtillet pasi mbaron dasma dhe I dergohet shtepise qe e mban ne zoterim.
15. Kur ka edhe vdekje ,edhe dasme ne te njejten shtepi,bajraku nuk ngrihet,po mbeshtillet dhe u dergohet zoteruesit.
16. Rralle( kur ndonje vajze iken nga shtepia diten e dasmes per tek I dashuri I saj qe ajo e ka pranuar,po qe nuk deshiron te martohet me djalin qe I kane gjetur prindrit apo te afermit) ,bajraku mbeshtillet dhe I dergohet zoteruesit (Kjo ka ndodhur teper rralle nder shekuj)
Ne Gore ,nuk besoj se ka egzistuar Kanuni (ligje shoqerore e norma te detyruara per tu zbatuar ne jate,ne kohen kur nuk ka patur ende shtetformim)
Keshtu nese dikush e shkelte rregulllin e bajrakut,do niste perleshja me forcen e kraheve derisa dikush edhe rrezikonte jete.(Ende ,kjo nuk ka ndodhur ne Gore dhe lus zotin qe edhe tash e tutje te kete harmoni e jo ngaterresa.)
Ndoshta kjo nuk ka ndodhur ngaqe ,goranet kane qene e jane njerez te urte,te mencem dhe kur shohin qe jane te vetmuar,ata kane mbrojtur njeri-tjetrin,gjithnje kane gjetur zgjidhjen e pajtimit mes vetit.
Bajraku I dasmes respektohet jovetem pse simbolizon nje dashuri tragjike po edhe sepse eshte krushku I pare qe u prin te tjereve.( si te rinjte qe mesojne nga te vjetrit)
Kujtesa e popullit tim goran ,asnjehere nuk mund ta fshije neper shekuj,kete symbol te nje rinie te nderprere.
Do te behen dasma ne Gore dhe kur nuk do jemi ne ne kete jete,po do te behen serish me bajrak perpara.

Nga: Nevruz Mehmeti

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Exit mobile version