Nuk “më pëlqente” vetja se isha nga fshati. Tani falenderoj zotin. Dikur jetoja gjithë kohën në fshat..



Nuk “më pëlqente” vetja se isha nga fshati. Tani falenderoj zotin. Dikur jetoja gjithë kohën në fshat. Shikoja kushurinjtë nga qyteti bënin jetë krejtësishtë ndryshe,hanin ndryshe, verën e kalonin ndryshe,jetonin bukur “sipas meje” e ndërsa ne fëmijët e fshatit rriteshim me natyrën, ruanim bagëtitë, e shkonim në shkollë.
Kaq kishim. Ndërkohë që “ata” planifikonin një vit para pushimet, “ne” e kishim destinacionin.Por, ndërkohë që ata rriteshin bashkë me pluhurin, ne rriteshim me “ajër”.Ne ushqeheshim shëndetshëm, dhe jetonim mirë. Por për dreq nuk e kuptoja.Fëmijëri shumë e bukur, harmoni, njerëz të mirë. Sa shumë ëndrra. Që duan pak kohë të realizohen.Çdo fshat mban histori mbi supe.Çdo stinë është e bukur dhe plot gjallëri.
Pata shansin të jetojë dhe në qytet. U mësova me qytetin , me njerëzit,me pluhurin dhe mbi te gjitha me diferencen vajzë fshati apo qyteti.Në fillim duket si botë ndryshe. Thua ne fshat nuk jetohet. Po nuk jetohet me stilin e qytetit, nuk je në botën e mundësive te mëdha, por je në botën e shëndetit, ajrit pastër, natyrës, bukurive qe ofron ajo.
Sikur të ndërlidheshin bashkë.Veprimtaria qytetit me bukuritë e fshatit. Po pastaj ku do mbetej e vecanta. Vallë do ndervepronin apo do shkatërronin njëri -tjetrin. Më mirë mos te provohet. Mund te jete deshtim.
Te ruajmë”privatësinë” e seicilit me qytetin e mundesive , pluhurit dhe me fshatin e shendetit dhe kufizimeve.Sa do të doja të jetoja ne fshat me mundësitë e qytetit, ne fshat ku dimri esht dimer vera eshte vere, e jo aty ku stinet puqen ne cdo kohë.

Nga Rajmonda Basha (Novosej)

#novosej #fshatishishtavec #villagelife #shishtavec #kukes #albania #novosej

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Exit mobile version